Telegrafi

Kroacia befasohet nga Hungaria

Luka Modric në duel me Zsolt Kalmar (Foto: Laszlo Szirtesi/Getty Images/Guliver)

Përfaqësuesja e Kroacisë është befasuar nga ajo e Hungarisë në kualifikimet për “Euro 2020” në kuadër të Grupit E.

Kroatët mbajtën më shumë topin, por ishin vendasit ata që gjuajtën më shumë drejt portës kundërshtare dhe ne fund kjo iu shpagua.

Ishin vendasit ata që shënuan të parët me anë të Ante Rebic, i cili shënoi në minutën e 13-të pas asistimit nga Andrej Kramaric.

Peter Gulacsi dhe Adam Szalai duke iu gëzuar fitores (Foto: Laszlo Szirtesi/Getty Images/Guliver)

Rezultati u barazua nga vendasit në minutën e 34 me anë të Adam Szalai dhe me 1-1 përfundoi pjesa e parë. Hungaria fitoren e mori fal golit nga Mate Patkai në minutën e 76-të.

Pas kësaj ndeshje në Grupin E prinë Sllovakia me tre pikë, aq sa Uellsi, Hungaria dhe Kroacia, kurse pa pikë vazhdon Azerbajxhani. /Telegrafi/