Site icon Telegrafi

Kroacia barazon rezultatin me Bruno Petkovic, fituesi do të zgjidhet me penallti

Kroacia nuk është dorëzuar përballë Brazilit dhe ka arritur të shënojë për të barazuar rezultatin në 1-1.

Neymar e kaloi Brazilin në epërsi në minutën e 105 me një gol të bukur, por kroatët arritën të barazonin.

Zhvillohej minuta e 117 kur Mislav Orsic i futur në lojë, mori një top nga e majta, pasoi në zonë ku Bruno Petkovic gjuajti me të parën dhe topi u devijua nga mbrojtja për të përfunduar në rrjetën e Alisson për 1-1.

https://twitter.com/FasikaZewolkait/status/1601269256033009667

Festë e madhe e kroatëve pas barazimit.

Fituesi i ndeshjes do të dihet pas ekzekutimit të penalltive. /Telegrafi/

Exit mobile version