Komuna e Ferizajt në muajin e kaluar e pati anuluar tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve për shkak të disa ankesave që janë paraqitur nga operatorë të tjerë. Ndërkohë komuna ka lidhur një kontratë me negocim me Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastërtia” për pastrimin e borës. Kjo kompani tashmë është përgatitur me krip, makineri dhe fuqi punëtore për pastrimin e borës.
Së fundi makineritë e kësaj kompanie janë vërejtur në shumicën e lokaliteteve, madje edhe në viset malore të Komunës së Ferizajt, aty ku bo trashësia e borës është mjaftë e madhe.
Telegrafi ka kontaktuar me drejtorin e kësaj kompanie Basri Syla, i cili ka treguar se nuk do të ketë asnjë rrugë të bllokuar gjatë sezonit dimëror, andaj ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për intervenime urgjente.
“Aktualisht të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Ferizajt janë të kalueshme, madje edhe ato në viset malore si në Jezerc, Burnik e të tjera. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar me intensitet të shtuar vetëm që rrugët të jenë të kalueshme. Pas nënshkrimit të kontratës me komunën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, jemi të përgatitur me të gjitha paisjet e nevojshme në mënyrë që qytetarët të kenë qarkullimin e lirshëm gjatë gjithë sezonit dimëror”, ka thënë Syla. /Telegrafi/
https://client.vp.gjirafa.tech/agmipnzs/videos/vjsnuvkm