Bordi dhe menaxhmenti i i Kompanisë Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj, pas kërkesës së punëtorëve për rritjen e shumës së shujtës ditore, kanë marrë vendim që kjo rritje të bëhet nga paga e muajit prill. Shuma e shujtës do të rritet nga 3 në 5 euro, duke reflektuar përkushtimin e menaxhmentit të kësaj kompanie për mirëqenien e punëtorëve.
Basri Syla, drejtor i kësaj kompanie ka thënë për Telegrafin, se është një e arritur e kësaj kompanie që gjatë viteve të fundit përveç shujtave kanë rritur edhe pagat dhe në të njëjtën kohë janë zvogëluar shpenzimet.
Rritjen e pagesave për shujta, ai e arsyeton me rritjen e të hyrave dhe punës së vahdueshme të punëtorëve.
“Menaxhmenti është i përkushtuar të bëjë të pamundurën për të rritur të hyrat dhe për të zvogëluar shpenzimet, në mënyrë që të krijohen mundësi për rritje të mëtejshme të pagave sa më shpejt që të jetë e mundur. Pra punëtorët e kompanisë sonë do të kenë kushte edhe më të mira në të ardhmen sipas mundësive buxhetore”, ka thënë Syla./Telegrafi/