Site icon Telegrafi

KRM “Pastertia” kërkon bashkëpunim me qytetarët për mos hedhje të mbeturinave në vende të ndaluara

Gjatë ditëve të fundit në disa lagje të qytetit të Ferizajt po krijohen deponi të mbeturinave në vende të ndaluara, madje edhe në trotuare. Kjo ka nxitur reagimin e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastërtia” për të kërkuar bashkëpunim me qytetarët për vetëdijesim. Sipas drejtuesve të kësaj kompanie  hedhje a mbeturinave vend e pa vend po ndodh për shkaqe politike nga militant të subjekteve.

“Kemi informacione se militant të subjekteve politike po e shfrytëzojnë fushatën për të krijuar deponi të mbeturinave në vende të ndaluara në qytet dhe për të bërë foto e pastaj për t’ i publikuar ato në rrjete sociale. Ne kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe nga inspektorati i Komunës të dalin në terren sa më shumë nëpër lagje të ndryshme dhe t’ i ndëshkojnë ata persona që hedhin mbeturina vend e pa vend” , ka thënë për Telegrafin, drejtori i KRM “Pastërtia” Basri Syla.

Sipas Syles, ekipet e kompanisë vazhdimisht deri në katër herë gjatë ditës i pastrojnë kontejnerët brenda zonës urbane të qytetit dhe lagjeve, andaj ka kërkuar bashkëpunimin e tyre që mos të krijojnë deponi në vende të ndaluara./Telegrafi/

Exit mobile version