Site icon Telegrafi

KRM “Çabrati” të hënën i rikthehet orarit të vjetër për grumbullimin e mbeturinave

Të hënën Kompania Regjionale e Mbeturinave “Çabrati” pritet t’i kthehet orarit të rregullt të punës, kjo pasi që Ministria e Mjedisit, Planikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit i cili ishte marrë me datë 13 korrik 2024, ku mjeteve qarkulluese me peshë më të madhe se 7 T u ndalohej qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rrugë rajonale.

Sipas vendimit të marrë ditë më parë KRM “Çabrati” kishte marrë vendim për ndryshimin e orarit të grumbullimit të mbeturinave, duke bërë të ditur që kjo kompani do të punojë me dy ndërrime, ku grumbullimi i mbeturinave në ndërrimin e paradites do të bëhej nga ora 05:00 e deri në ora 11:00, ndërsa grumbullimi i mbeturinave në orarin e pasdites do të bëhej nga ora 17:00, vendim ky të cilin KRM “Çabrati” e kishte konfirmuar për Telegrafin përmes e-mailit.

Ndërsa sipas njoftimit të bërë publik nga MMPHI ky vendim për shfuqizimin e vendimit të marrë me datë 13 korrik 2024, është bërë në bazë të parashikimeve të bëra nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të cilët kanë paraparë ulje te ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim./Telegrafi/

Exit mobile version