Site icon Telegrafi

KRM “Çabrati” ka filluar me mbjelljen e fidaneve pranverore në Gjakovë

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Çabrati” ka filluar me mbledhjen e fidaneve në pjesë të ndryshme të qytetit të Gjakovës.

Sipas kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Behar Ferizi, moti për mbjelljen e këtyre fidaneve është në të mirën e tyre, ku tutje ka shtuar që ky proces veçse ka filluar në disa lokacione të qytetit të Gjakovës.

“Çdo fillim sezoni të pranverës, kompania jonë ka marrëveshje me Komunën e Gjakovës për mbjelljen e fidaneve dhe mirëmbajtjen e parqeve dhe ujitjen e tyre, kështu që tani përderisa kemi një mot favorshëm kemi filluar me mbjellen e fidaneve nga rruga ku gjinden zjarrfikësat, për të vazhduar më pas edhe në qendër të qytetit dhe në pjesë të tjera, ku më pas është bërë edhe rregullimi i atyre fidaneve që janë të dëmtuara si pasojë e kohës apo ndonjë faktori tjetër.”, tha Ferizi.

Ndër të tjera, sa i përket këtyre të mbjellave Ferizi ka apeluar tek qytetarët që t’i ruajnë këto të mbjella, pasiqë janë vet taksat e qytetarëve të cilat shfrytëzohen për blerjen e këtyre fidaneve. /Telegrafi/

Exit mobile version