Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” në Istog, ka ndërmarrë katër intervenime të rëndësishme në këtë komunë, pas raportimeve nga qytetarët përmes platformës Ndreqe.com.
Si rezultat, u largua një deponi mbeturinash e krijuar që nga paslufta në rrugën “Faik Konica”, e njohur si Istogu i Poshtëm.
Deponia është pastruar plotësisht, duke përmirësuar ndjeshëm pamjen dhe pastërtinë e zonës.
Përveç kësaj, KRM “Ambienti” ka pastruar edhe tri hapësira të tjera ku qytetarët kishin raportuar grumbuj mbeturinash.
Platforma NDREQE ka luajtur një rol të rëndësishëm në evidentimin e problemeve dhe ndihmimin për adresimin e tyre, duke siguruar një pasqyrë të qartë të situatës në terren dhe duke inkurajuar veprimet e duhura të zyrtarëve përgjegjës.