Mbrojtësi me përvojë, Visar Berisha është larguar nga Liria dhe thotë se nuk do të kthehet përderisa klubi t’i kryejë obligimet ndaj tij.
“Arsyeja e largimit tim është puna e kontratës, mos kryerja e obligimeve ndaj meje. Pagën e dhjetorit me kanë premtuar që do ta marrë sipas kontratës, por nuk e kanë realizuar. Për këtë qëllim nuk do të vazhdojë pa i marrë paratë sipas marrëveshjes me kontratë”, tha Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot.
“I kam paralajmëruar se nuk do të luajë nëse nuk mi japi paratë para se të fillojë pjesa e dytë e kampionatit. Marrëveshjen e kam pasur gojore dhe nuk kam nënshkruar askund, as nuk është e vërtetuar as në federatë. E kam thirr edhe zyrën e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kontrata nuk ishte e vërtetuar aty. Kam kërkuar nga ata që të më mundësojnë që të luajë diku tjetër”, tha ai.
Mbrojtësi është i dëshpëruar dhe thotë se nuk e ka pritur se do t’i ndodhë një gjë e tillë nga klubi prizrenas:
“Jam i dëshpëruar shumë, dhe kisha kërkuar nga FFK që këta persona të dënohen dhe mos t’i lejojnë të luajnë me djersën e futbollistëve”. Si nuk e keni parë kontratën? “Iu kam besuar njerëzve, pak është edhe faj im, por edhe i atyre. Fakti tjetër është se pasi erdhëm nga përgatitjet, iu thash të më kryen obligimet, por nuk mora përgjigje”, tha Berisha.
“Kërkoj nga Federata e Futbollit që të më mundësoj që të shkoj diku tjetër, kur dihet se nuk kam kontratë të vërtetuar aty nga ana e klubit. Këta që janë në klub nuk ia dojnë të mirën Lirisë: Nuk është vetëm me Visarin, edhe më të tjerët kanë pasur probleme, janë duke e çuar klubin drejt shkatërrimit”, thotë Berisha.