Site icon Telegrafi

Krizë politike në Mal të Zi, kryeministri Krivokapiq: Nuk do të jap dorëheqje

Duke dhënë rezultate të dukshme dhe të njohura qartë, kjo Qeveri ka marrë mbështetje të parezervë për vazhdimin e rrugës së saj, tha kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.

Ai tha se pas takimit me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe në konferencën për media për situatën aktuale politike.

“Më e rëndësishmja është që kjo Qeveri të ketë një vizion të qartë dhe të përqendruar pa mëdyshje në të ardhmen”, ka thënë Krivokapiq.

Lexo po ashtu Escobar: SHBA-ja qëndron pranë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran

Kryeministri tha se të gjitha projektet në të cilat po punon Qeveria janë “më shumë të njohura nga bashkësia ndërkombëtare sesa nga subjektet politike në Mal të Zi”.

“Me Escobarin u fol edhe për korrupsion. Rezultatet e arritura nga qeveria tregojnë se ne mund të jemi një vend pa korrupsion dhe të reduktojmë krimin në minimum. Njëra nga pyetjet ishte se kush e shqetëson kjo Qeveri”, tha Krivokapiq.

Ndryshe, Escobar ka deklaruar SHBA-ja qëndron pranë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran. /Telegrafi/

Exit mobile version