Site icon Telegrafi

Krizë në Spanjë për gola – La Liga mbetet mbrapa kampionateve tjera evropiane

Alfredo di Stefano dikur kishte thënë se futbolli pa gola është sikurse e diela pa diell dhe mund të thuhet se është e vërtetë që pa gola, futbolli është asgjë.

Në La Liga Santander, ka tri vite që golat kanë filluar të bien në numër dhe skuadrat e kanë të vështirë të realizojnë.

Në këtë edicion, liga spanjolle ka prodhuar 942 gola në 380 takime të zhvilluara, që i bije 2.48 për ndeshje, me Barcelonën që ka shënuar 86 gola dhe Real Madridi me 70 sosh.

(Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Skuadra si Celta Vigo, Alaves, Real Valladolid, Leganes dhe Espanyol nuk arritën të shënonin më shumë se 38, më pak se një gol për ndeshje.

Kjo statistikë është më e ulët se në ligat si, Liga Premier, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.

La Liga ka kohë që ka filluar të bije në numrin e golave të shënuara, pasi në edicionin 2016/17 kishte regjistruar 878 gola.

Sergio Ramos dhe Isco (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Më poshtë keni renditjen e top pesë ligave evropiane me më së shumti gola për ndeshje:

Serie A – 2.75 gola për ndeshje

Liga Premier – 2.74 gola për ndeshje

Bundesliga – 2.70 gola për ndeshje

Ligue 1 – 2.61 gola për ndeshje

LaLiga – 2.46 gola për ndeshje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version