Hulumtuesit kanë zbuluar se deri te kriza në lidhje vjen pas vetëm shtatë muajsh së bashku. Pse? Pas shtatë muajsh partnerët nuk mundohen më rreth gjërave të vogla të cilat i kanë shfrytëzuar për të lënë mbresa te personi i dashur.
Kështu, pas shtatë muajsh dalin në pah edhe shprehitë e këqija, të cilat deri në këtë kohë partnerët i kanë fshehur nga njëri-tjetri, prandaj nuk shqetësohen më të bëjnë gjëra të pazakonshme para partnerit. Thënë shkurt, pas shtatë muajsh vjen deri te ‘lëshimi’ i plotë.
E gjithë kjo është zbuluar gjatë një studimi ku kanë marrë pjesë 1.000 participantë, kryesisht çifte të dashuruara. /Telegrafi/