Site icon Telegrafi

Kriza ekonomike ndikon në numrin e fëmijëve

Rreth 60 për qind femra të anketuara në SHBA kanë deklaruar se kanë frikë se nuk do të kenë para të mjaftueshme për rritjen e fëmijëve të tyre, ndërsa 72 për qind e tyre kanë thënë se për shkak të arsyeve ekonomike e kanë lënë për më vonë krijimin e familjes.

Shumica e femrave janë përgjigjur se kanë planifikuar të kenë dy fëmijë, ndërsa fëmijën e tretë do ta lindnin vetëm nëse mund t’i përballojnë shpenzimet shtesë. Ndërsa tani planet e tyre janë prishur për shkak të pasigurisë ekonomike.

Sipas ekspertëve amerikanë, një familje në SHBA ka nevojë për së paku 226.920 dollarë për rritjen e një fëmije deri në moshën 18-vjeçare (këtu nuk janë përfshirë shpenzimet e studimeve). /Telegrafi/

Exit mobile version