Por, çfarë ndodh kur bëhet fjalë për vetura?
Sipas hulumtimit të kryer nga agjencia “Ipsos Public Affairs” në një anketë prej 1.005 të anketuarve për kompaninë CarMax, çdo i katërti person i goditur nga kriza e moshës së mesme do të blinte një veturë të re dhe atë 30 për qind e meshkujve dhe 21 për qind femra.
Kur është fjala për ngjyrën e veturave, edhe pse gjëja e parë që ne mendojmë është, shembull, një Ferrari i kuq, 20 për qind e meshkujve zgjodhën ngjyrën e zezë, ndërsa 19 për qind e të anketuarve (meshkuj dhe femra) zgjodhën ngjyrën hiri ose metalike, ndërsa ngjyrën blu dhe gështenjë e kanë zgjedhur 17 për qind e tyre.
Gjithashtu ka edhe dallime kur është fjala për tipin e veturës – 24 për qind e meshkujve kanë zgjedhur veturë sportive, transmeton Koha.net, ndërsa 19 për qind e femrave kanë favorizuar tipin e veturave SUV.
Nga këto modele sportive, meshkujt më shpesh kanë përmendur Chevrolet Corvette dhe Ford Mustang. /Telegrafi/