Site icon Telegrafi

Më kritikojnë vetëm mua

Louis van Gaal beson se raportimet e shumta për të ardhmen e tij te Manchester Unitedi janë të padrejta, krahasuar me menaxherët tjerë të Ligës Premier.

Pozita e holandezit është lëkundur përsëri vikendin e kaluar kur Unitedi pësoi humbje nga Tottenhami dhe mediet angleze raportojnë se lojtarët janë të pakënaqur me punën e Van Gaalit.

Drejtori i Unitedit, Ed Woodward ka heshtur për të ardhmen e Van Gaalit, derisa holandezi beson se po e pëson më shumë se kolegët tjerë.

“Lexoj vetëm për veten në media, jo për pozicionin e menaxherëve tjerë dhe nuk pajtohem me këtë”, ka thënë Van Gaal në konferencën për medie para ndeshjes me Aston Villan.

“Nuk bisedoj me ju për të ardhmen time. Ju mund ta bëni gjithmonë të njëjtën pyetje, por unë nuk flas për këtë punë. Mediet po shkruajnë [se do të shkarkohem] por ky është problemi juaj, jo i imi”.

Exit mobile version