Telegrafi

Kritikohet Thomas Muller

Sezonin e kaluar, Thomas Muller ka luajtur 42 ndeshje, por në ndeshjet e rëndësishme e nisi gjithmonë nga banka rezervë.

Blerja e James Rodrigez i ka ngushtuar edhe më shumë hapësirat te Bayen Munich.

Veç mediave dhe tifozëve, dozës së kritikave iu bashkua dhe Mattihas Sammer, deri para një viti drejtor sportiv i kampionëve gjerman.

“Tomas nuk mund të luajë në krah pasi i mungon ritmi për ta bërë. Ai është një shpirt i lirë dhe duhet ta ndjejë këtë në fushë, por Ancelotti nuk është mësuar me futbollistë të tillë”.

“Atij duhet t’i tregojnë rëndësinë që ka Muller për Bayernin, pasi përfaqëson historinë dhe është emblema e klubit”, tha Sammer. /Telegrafi/