Marcel Sabitzer bëri një ndërhyrje të tmerrshme në Wout Faes të Leicester City në pjesën e parë në Old Trafford dhe Graeme Souness mendon se ai duhej të ishte përjashtuar.
Djajtë e Kuq fituan 3-0 në këtë takim me dy gola të Marcus Rashford dhe Jadon Sancho, por kishte momente të diskutueshme.
Derisa po po përfundonte pjesa e parë, i huazuari i Bayern Munichut te United, Sabitzer, bëri një ndërhyrje të vonuar ndaj Faes.
Sabitzer nuk ishte as afër topit dhe e godit keq lojtarin kundërshtar, duke e lënë në dhimbje. Megjithatë, çuditërisht, ai nuk mori as karton të verdhë për ndërhyrjen dhe nuk pati asnjë rishikim të VAR-it, që do të thotë se lojtari ishte me fat.
Megjithatë, vazhdoi të dukej edhe më keq me përsëritjet dhe pas pjesës së parë, Souness deklaroi se Sabitzer duhej ndëshkuar me karton të kuq.
“Ky është një karton i kuq, ai po shkon për lojtarin”, deklaroi ai për Sky Sports.
“Nuk më intereson çfarë ka për të thënë një gjyqtar që nuk e ka luajtur kurrë lojën”.
Dhe shumë shikues u pajtuan me legjendën e Liverpoolit se Sabitzer duhej të ndëshkohej direkt me karton të kuq. /Telegrafi/
https://youtu.be/j0GJs3qhkMU?t=18