Kristijan Toshevski edhe zyrtarisht sezonin e ri do të veshë fanellën e FC Shkupit, te e cila skuadër u prezantua gjatë ditës së sotme, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Toshevski me FC Shkupin ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
29 vjeçari Toshevski te FC Shkupi vjen nga radhët e skuadrës së Tiranës, me të cilin skuadër ishte bashkuar gushtin e vitit 2020.
“Më vjen mirë që po kthehem në kampionatin vendor, në veçanti te ekipi i FC Shkupit. Shpresoj se do ti arrijmë qëllimet e larta të pronarit tonë, ajo është ta kthejmë titullin në Çair dhe të hyjmë në grupet e Ligës së Konferencës”, është shprehur Toshevski pas nënshkrimit të kontratës.
Toshevski është një emër i njohur në futbollin tonë vendor, aty ku më parë ka luajtur edhe me Teteksin, Pelisterin dhe Vardarin./Telegrafi/