Telegrafi

Kripë e re e shëndetshme

Në të vërtetë ata kanë arritur të krijojnë një kripë që është derivat i dy kripërave nga Mesdheu, një nga Deti i Vdekur dhe një nga Deti i Kuq, të cilët kanë një përqindje dukshëm të zvogëluar të natriumit, madje 66%.

Në vend të deri tash dominuesit, natriumit, në kripën e re në përqendrim të lartë do të jetë kaliumi dhe mineralet e tjera.

Deri tash është i njohur fakti se konsumi i tepruar i kripës çon në një varg sëmundjesh, veçanërisht ato kardiovaskulare.

Derisa konsumimi i kripës së natriumit kufizohet nga ekspertët deri në 2300 mg në ditë, respektivisht 1500 te të sëmurit, konsumi i preferuar i kaliumit është 4700 mg. Kaliumi ndikon edhe pozitivisht në normalizimin e ritmeve të zemrës, parandalimin e gurëve në veshkë dhe në parandalimin e dobësimit të eshtrave. /Telegrafi/