Nëse fëmijët konsumojnë rregullisht ushqime të kripura dhe i përcjellin ato me lëngje të cilat përmbajnë kalori të larta, do të thotë se shëndeti i tyre është i rrezikuar në mënyrë të dyfishtë. P.sh. në Angli, çdo i pesti fëmijë ka mbipeshë dhe një gjë e tillë e ka shtuar frikën, për rritjen e prirjes për trashje në moshën madhorë, pastaj për sëmundje të zemrës, si dhe për goditje në tru në vitet pasuese.
Sasia e madhe e kripës mund ta dëmtojë shëndetin e fëmijës, dhe për këtë arsye prodhuesit e ushqimeve duhet ta zvogëlojnë sasinë e kripës në bukë dhe në ushqimet tjera, të cilat janë burimi kryesor i ushqimit të fëmijëve. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm gjatë përgatitjes së ushqimit për fëmijët e tyre dhe duhet të mundohen që ushqimi të ketë sasi sa më të vogël ose të mos ketë fare kripë. Në këtë mënyrë do të zvogëlohet rreziku nga prirja për trashje dhe pasi të rriten, si dhe do ta reduktojnë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe për sulm në tru.
Sipas vlerësimit të studiuesve, nëse fëmijët përdorin gjysmën e sasisë së kripës te cilën e përdorin aktualisht (një reduktim mesatar prej tri gramësh në ditë), atëherë do të zvogëlohet edhe konsumimi i pijeve të cilat përmbajnë sheqer (rreth 250 kalori në javë). Zvogëlimi i sasisë së kripës në 10-20 %, nuk e ndryshon fare shijen, ndërsa ndihmon në reduktimin e dukshëm të nevojës për lëngje.