Telegrafi

Krimbi i rrezikshëm kompjuterik kërcënon shfrytëzuesit e Facebookut!

Është paraqitur një kërcënimi i ri për shfrytëzuesit e rrjetit më të popullarizuar shoqëror në botë – nëpër rrjetë është shpërndarë krimbi Ramnit i cili vjedh fjalëkalimet e shfrytëzuesve dhe deri tani ka vjedhur më shumë se 45 mijë fjalëkalime, publikuan nga kompania e sigurisë Seculert.

Duke përdorur të dhënat e vjedhura hakerët me lehtësi mund të kyçen në llogaritë e shfrytëzuesve në Facebook të cilëve u kanë vjedhur fjalëkalimet dhe pastaj miqve të tyre në këtë rrjet shoqërorë do të ju dërgoj lidhje malinje, e ekziston mundësia edhe që të kyçen edhe në rrjetat e korporatave.

Me dërgimin e lidhjeve tek shfrytëzuesit tjerë, Ramnit do të zgjëroj edhe më tej numrin e shfrytëzuesve të infektuar në Facebook i cili do të jetë gjithnjë e më i madh. Ky krimb fillimisht është zbuluar në maj të vitit 2010 e hakerët e shfrytëzonin për vjedhjen e të dhënave private dhe qasjen në rrjetat e institucioneve financiare dhe disa rrjeta të korporatave, e varianti i ri i tij sulmon shfrytëzuesit e Facebookut e nga ai më së shumti janë goditur shfrytëzuesit në Britani të Madhe dhe Francë.

E veçanta e kësaj situate është, tërheqin vërejtjen në Seculert, se shumë shfrytëzues përdorin fjalëkalimet e njëjta për llogaritë e ndryshime dhe për shërbimet e ndryshme kështu që për shumë shfrytëzues fjalëkalimi për Facebookun është i njëjtë me fjalëkalimin për qasjen në e-mail, rrjetat e korporatave dhe shërbimet tjera kështu që këto të dhëna mund të shfrytëzohen për mashtrimet tjera dhe grumbullimin e informatave të ndjeshme dhe private.

Në Facebook prapëseprapë nuk janë të brengosur për Ramnitin – gazetarëve të Huffington Postit i kanë thënë se e dinë për këtë problem qe një javë dhe se “kanë ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e këtij krimbi”.

Shfrytëzuesve të rrjetit të vet shoqëror ua kanë tërhequr vërejtjen që të mos klikojnë mbi lidhjet e çuditshme të cilat miqtë mund të ndodhë të ju vendosin në mur dhe të ju lajmërojnë menjëherë posa të vërejnë aktivitet të çuditshëm në rrjetë. /Telegrafi/