Telegrafi

Krijuesi i WWW kërkon një “Magna Carta” për mbrojtjen e internetit

Në përvejtorin e 25-të, Berners-Lee paralajmëron se neutraliteti i këtij mediumi është duke u kërcënuar nga qeveritë dhe korporatat.

“Vetëm me internetin e hapur ne mund të mbështetemi në të, pa u brengosur se çka mund të ndodhë në prapaskenë. Sot ne nuk mund të kemi qeveri të hapur, demokraci të mirë, sistem të mirë shëndetësor, komunitete të lidhura dhe diversitet të kulturave, nëse nuk kemi internet të hapur – por duhet të luftojmë për këto gjëra, ato nuk do të vijnë vet” ka thënë Berners-Lee.

Krijuesi i internetit ka qenë kritik i ashpër i metodave të spiuinimit për të cilat janë akuzuar qeveria amerikane dhe ajo britanike.
Plani i tij për përpilimin e një Magna Carta përfshin parimet e privatësisë, lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë për anonimitet, ndërsa ky plan do të quhej “The Web We Want”, i cili promovon të drejtat digjitale. / Telegrafi /