Telegrafi

Krijuesi i “Candry Crush Saga” shitet për 5.9 miliardë dollarë

Kompanisë “AB” blerja do t’i kushtojë 5.9 miliardë dollarë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

AB ka deklaruar se blerja e krijuesit të Candy Crush Saga, do të shndërrojë atë në lider global në tregun e lojërave globale në platformat telefonike dhe kompjuterike.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, të dy kompanitë prej tani do të mbledhin plot gjysmë miliardi përdorues në një muaj, në 196 shtete anë e mbanë botës.

Krijuesit e videolojërave janë duke e ndërruar targetin e tregut nga ai fizik në digjital, pasi përdoruesit gjithnjë e më shumë po shfrytëzojnë tabletët dhe telefonat e mençur për lojërat e kësaj kohe.