Një video tronditëse tregon një grua indoneziane të cilës i bie të fikët nga dhimbja pasi u fshikullua në publik, për marrëdhënie seksuale para martesës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja dhe partneri i saj të dy u ‘dënuan’ me nga 100 fshikullime, derisa ngjarja ndodhi të hënën, në qytetin Lhokseumawe në provincën Aceh, rajoni i vetëm që zbaton ligjin e Sheriatit.
Pamjet e rënda, tregojnë gruan e cila bie në gjunjë nga dhimbja, dhe në disa çaste duket se asaj i bie të fikët; oficeret nxitojnë përpara për ta kontrolluar shëndetin e saj.
Me ndihmën e disa njerëzve, pasi i bie të fikët gruaja largohet nga aty. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=G9DEoTR1yXI