Site icon Telegrafi

Kreu i Gjilanit, Haziri: Urime për angazhimin e pashoq të Dritës

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka uruar Dritën për suksesin e arritur në sezonin e sivjetmë në Vala Superligën e Kosovës në fubtoll.

Skuadra gjilanase luajti pa gola në Pejë kundër Prishtinës në ndeshjen “finale”, në të cilën u shpall edhe kampion.

Drita duhej që të mos humbte me më shumë se dy gola, në mënyrë që ta fitonte titullin e Kosovës.

Dhe pikërisht këtë e arriti duke nxjerrë barazim dhe e përfundoi kampionatin me tri pikë më shumë se rivali për titull.

Fitores së klubit natyrisht se i janë gëzuar tifozët nga Gjilani, por edhe kryetari i komunës.

“Po. Ne jemi kampionë. Urime lojtarëve për angazhimin e pashoq, pronarëve të Dritës dhe Intelektualëve për mbështetjen e jashtëzakonshme.

“Shihemi në Champions League (Ligën e Kampionëve)!”, ka shkruar Haziri në një postim në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version