Derbi i javës së 20-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet të martën (nesër).
Lideri aktual i Superligës, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e kampionit të shumëfishtë të Kosovës, Prishtinës.
Kjo ndeshje pritet të vendosë shumëçka edhe për titullin, pasi në rast fitores së vendasve atëherë Prishtina do të mbetej mbrapa shumë, por në rast të një rezultati pozitiv nga bardh e kaltërtit, lufta do të hapej edhe më shumë.
Kjo ndeshje do të drejtohet nga gjyqtari kryesor Kreshnik Vula.
Ndihmësit e Kreshnik Vulës në këtë takim janë, Bujar Selimaj, Visar Kelmendi dhe Leutrim Mustafa. /Telegrafi/