Telegrafi

Krerët e FFK-së u pritën në MKRS nga zëvendësministri Grabovci, marrin përkrahje për vazhdimin e garave

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me bashkëpunëtorët e tj, nënkryetarin Bakir Burri, sekretarin Erolld Salihu dhe trajneri Muharrem Sahiti, janë pritur sot në takim në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga zëvendësministri i kësaj ministrie Arbër Grabovci.

Në takim është diskutuar mbi zhvillimin e garave në kushte pandemike dhe mbi objektivat që ka Federata e Futbollit të Kosovës gjatë periudhës në vazhdim.

Përpos koordinimit për bashkëpunim të përgjithshëm MKRS -Federatë, zv/Ministri Arbër Grabovci, me theks të veçantë ka shprehur gatishmërinë e institucionit që përfaqëson dhe të tijën për zhvillim të mëtejmë të avancimit të aktiviteteve për kategoritë e reja.

“Sot, prita në takim drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari z. Agim Ademi, Nënkryetari z. Bakir Burri, Sekretari z. Eroll Salihu me bashkpunëtorë, me të cilët biseduam rreth situatës në Futbollin Kosovar, zhvillimin e garave në kushte të pandemisë dhe mbi objektivat që ka FFK në vijim”.

“Gjatë bisedës, ofrova ndihmën time në zhvillimin e aktiviteteve për kategoritë e reja”, ka shkruar Grabovci.

Zëvendësminstri Grabovci ka qenë ish futbollist dhe trajner i njohur te Besa. /Telegrafi/