Site icon Telegrafi

Kremtimi i dashurisë: Si ta kaloni Ditën e të Dashuruarve nëse jeni solo?

Është me rëndësi të mos dëshpëroheni. Mos i shikoni të dashuruarit se si po argëtohen, ju kënaquni me të gjitha të mirat që jua ofron jeta e beqarisë, transmeton Telegrafi.

Nata e femrave
Nëse keni shumë mike beqare, është rasti i shkëlqyeshëm që t’i ftoni për t’ju bërë shoqëri. Kujtojeni vetëm katërshen e njohur nga seria “Seksi dhe qyteti”, të cilat nuk lejonin që ahengun e mirë t’ua prishte fakti që nuk kishte bandillë në afërsi. Dilni në klub nate dhe argëtoheni deri në pakufi apo organizoni party pizhame.

Kundër-party
Kjo mund të jetë shumë argëtuese, ndërkaq edhe rast i shkëlqyeshëm për t’u shoqëruar me njerëzit të cilët një kohë të gjatë nuk i keni parë. Le të jetë ky argëtim për të gjithë ata të cilët nuk kanë të dashur, por që kënaqen me përparësitë e jetës së beqarisë.

Koha për familje
Le të jetë kjo ditë në të cilën do të festoni dashurinë dhe të jeni e kënaqur që keni njerëz të cilët ju duan dhe te të cilët mund të gjeni mbështetjen.

Qëndrimi është i rëndësishëm
Qëndrimi juaj është një synim i rëndësishëm në atë se si e përjetoni Ditën e të Dashuruarve. Mos u merrni me gjërat të cilat janë të parëndësishme apo nuk kanë të bëjnë fare me ju. E dini se si thuhet: “Jeto dhe lejo të tjerët të jetojnë”.

Kërkoni arsyet tuaja për të kremtuar
Gjeni arsyet për shkak të të cilave do të dashuronit këtë ditë. Mos lejoni që kjo ditë të ndikojnë në jetën tuaj të përditshme.

Përkushtojuni vetvetes
Shfrytëzoni këtë ditë të mendoni për veten, për jetën tuaj dhe për atë se çfarë kërkoni nga jeta. /Telegrafi
 

Exit mobile version