Site icon Telegrafi

Krejt çka ka në perime

Në fakt, përbërja kimike e perimeve ende nuk është e sqaruar plotësisht, sidomos ndikimi i komponentëve të ndryshme në shëndet.

Perimet përmbajnë karbohidrate, aminoacide, vitamina, hormone, glukozinolate etj., të cilat i shërbejnë vetë bimës për rritje, zhvillim, adaptim dhe mbrojtje.

Të gjitha këto materie përcaktojnë vlerën ushqyese të perimeve, shijen, dhe ndikimin e tyre në shëndetin e njeriut: anti-inflamator, antikarcinogjen, antimikrobik, antioksidativ, imunologjik etj.

Vlerësohet se ushqimi me prejardhje bimore përmban rreth 50.000 metabolitë, ndërsa ky numër ende nuk është përfundimtar.

Exit mobile version