Skuadra ruse ka dyfishuar epërsinë ndaj Partizanit.
Goli erdhi pas një topi të gjatë, ku mbrojtja e Partizanit u tregua shumë naive duke e lënë sulmuesin Smolov, të dalë i vetëm para portierit, ku u tregua shumë i saktë për 2:0.
Goli i Smolov u shënua në minutën e 27-të të takimit.
Me këtë gol, tani shanset e Partizanit janë shumë të pakta të marrë një rezultat pozitiv. /Telegrafi/