Royal Antwerp ka bërë të ditur se Laurit Krasniqi ka vazhduar kontratën.
Së bashku me lojtarin shqiptar, kontratë të re ka marrë edhe Zeno va nden Bosch, derisa janë prezantuar zyrtarisht nga kryesia e klubit.
“Zeno Van Den Bosch (19) dhe Laurit Krasniqi (21) sapo kanë vazhduar kontratën me The Great Old për 3 sezone, me opsion vazhdimi edhe për një vit”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Urime për zgjatjen e kontratës dhe suksese Zeno dhe Laurit!”.
Krasniqi sw fundmi ka pranuar ftesën nga Përfaqësuesja e Kosovës dhe do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.
Ferizajasi luan si mbrojtës i majtë, derisa ai ka dalë pikërisht nga akademia e Royal Antwerp. /Telegrafi/