Klubi i futbollit, Llapi, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Festim Krasniqin e Partizanit të Tiranës.
24-vjeçari që luan si sulmues “do të kontribuojë drejt sukseseve të përcaktuara nga llapjanët”, ka njoftuar klubi.
“Festim Krasniqi transferohet nga Partizani i Tiranës te FC Llapi. Në sezonin e ardhshëm do të ketë edhe një risi te FC Llapi, sulmuesi Festim Krasniqi i njohur për publikun tonë llapjan do të kontribuojë drejt sukseseve të përcaktuara nga klubi ynë”, ka shkruar klubi në Facebook.