Site icon Telegrafi

Krasniqi i pandalshëm, tjetër gol vendimtar për Kedahin

Liridon Krasniqi nuk e ka ndërmend të ndalet duke shënuar gola.

Mesfushori nga Kosova e ka nisur si titullar ndeshjen mes skuadrës së tij Kedah përballë Negeri Sembilan.

Kedah luante në udhëtim tek Sembilan dhe arriti fitore të rëndësishme 2-1.

Më meritori për këto tri pikë të Kedah padyshim se është mesfushori nga Kosova, Liridon Krasniqi.

Liridon Krasniqi duke festuar golin e shënuar (Photo/ Kedah FA – Facebook)

Vetëm pas shtatë minutave lojë, Krasniqi shënoi golin e parë në ndeshje falë një goditje të fuqishme dhe tejet të saktë.

Goli ndaj Sembilan ishte i pesti në këtë fillim kampionat për Liridonin që ka bërë edhe pesë asistime në vetëm gjashtë ndeshje të luajtura.

Mbetët të shihet nëse djaloshi nga Vitia do të ftohet te Përfaqësuesja e Kosovës, pasi forma e tij është mjaftë e mirë.

Liridoni pritet të rikthehet në kampionatet evropiane pasi interesim për të kanë shprehur disa skuadra nga Franca, Gjermania dhe Turqi. /Telegrafi/

Exit mobile version