Vazhdon forma e mirë e Liridon Krasniqit në Malajzinë e largët me skuadër e tij Kedah.
Ai ka shënuar golin e fitores 2-1 kundër Sarawak e vlefshme për Superligën e Malajzisë.
Ky gol i ka sjellë fitoren skuadrës së tij pasi rezultati ishte 1-1.
Ky është goli i pestë në kampionat, ndërsa i shtati në përgjithësi në të gjitha garat. Ai ka bërë edhe pesë asistime.
Kedah me këtë fitore është në vendin e tretë, por larg nga pozitat një dhe dy. /Telegrafi/