Site icon Telegrafi

KPF-ja në Ferizaj diskutoi për planin kundër braktisjes dhe mosregjistrimin e nxënësve në shkolla

Komiteti për Politikë e Financa ka mbajtur mbledhjen e radhës të hënën për të diskutuar rreth planit kundër braktisjes dhe mosregjistrimit të nxënësve në shkolla për vitit 2024-2026. Largimi i të rinjëve dhe familjeve nga Kosova e ve]anërisht nga Ferizaj, pritet të mbetet ndër sfidat kryesore për institucionet shkollore. Shumë mësimdhënës pritet të mbesin me gjysmë norme e një varg shkollash pritet të mbyllen nëpër lokalitete.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, me këtë rast ka njoftuar anëtarët e komitetit në lidhje me planin kundër braktisjes dhe mosregjistrimit në shkollë për vitin 2024-2026. “Ky plan ka një rëndësi shumë të madhe dhe duhet të del edhe në konsultim me publikun për procedurat e mëtutjeshme”, ka thenë midis të tjerash Llabjani. /Telegrafi/

Exit mobile version