Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich e ka nisur me fitore stinorin e ri në Bundesliga.
Rekordmenët gjerman kanë triumfuar në ndeshjen hapëse me rezultat 3-1 ndaj Hoffenheim.
E pas kësaj fitore ka folur edhe trajneri i Bayernit, Niko Kovac që debutoi me fitore në stolin e Bayernit në Bundesliga.
“Ishte një ndeshje ku u argëtuam dhe në fund me plot meritë morëm fitoren”, u shpreh Kovac.
“Hoffenheim luajti shumë mirë ku në 20 minutat e para të pjesës së dytë përveç golit të shënuar u mbrojt edhe shumë mirë”.
🗣️ Niko #Kovac: "Es ist immer wichtig, gut in die Saison zu starten.“
Die Stimmen zu #FCBTSG: 👉 https://t.co/h7TRubE4xn #FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/aOvLQNRPmk
— FC Bayern München (@FCBayern) August 25, 2018
Tutje trajneri i Bayernit, tha se përsëri skuadra e tij është pretendente për titullin.
“E rëndësishme ishte që nisëm sezonin me këmbë të mbarë duke marrë një fitore”.
“Jam shumë i kënaqur me këto tri pikë pasi fituam duke dhuruar spektakël dhe duke i arkëtuar fansat”.
“Bayerni është përsëri pretendent për ta fituar titullin e kampionit”, përfundoi trajneri kroat.
Në javën e dytë rekordmenët gjerman do të luajnë në udhëtim te Stuttgarti. /Telegrafi/