Telegrafi

Kovac pas fitores ndaj Dortmundit: Jam krenar me ekipin tim

Foto: FC Bayern/Twitter

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac ka folur pas fitores së madhe ndaj Borussia Dortmundit.

Bavarezët kanë arritur të fitojnë me rezultat të thellë 5-0 ndaj Dortmundit në ndeshjen derbi të javës në Bundesliga.

Kjo fitore e ka berë Bayernin lider të kampionatit me dy pikë më shumë se Dortmundit.

Lexo po ashtu Bayerni shkatërron Dortmundin dhe rrëmben pozitën e parë në Bundesliga

Fitorja e thellë ka lënë shije të mirë te trajneri kroat i Bavarezëve, Kovac, i cili u pa i lumtur pas ndeshjes.

“Ishte një performancë e mrekullueshme gjatë gjithë 90 minutave”.

“Jam shumë krenar për ekipin tim”, ka thënë Kovac. /Telegrafi/