Trajneri kroat, Niko Kovac është duke rrezikuar shkarkimin nga puna e tij te gjiganti gjerman, Bayern Munichu.
Bavarezët nuk e kanë filluar aspak mirë kampionatin në Bundesliga, pasi në shtatë ndeshjet e para kanë katër fitore, një barazim dhe dy humbje duke u renditur në pozitën e gjashtë.
Bayerni ka hasur në vështirësi edhe në Ligën e Kampionëve duke mposhtur me vështirësi Benfican dhe duke barazuar në shtëpi me Ajaxin.
Kjo formë jo e mirë dhe rezultatet jo të pritura kanë bërë që trajneri kroat, Kovac, të rrezikohet nga shkarkimi.
Gazeta e njohur gjermane BILD ka folur rreth kësaj çështje duke shkruar edhe për zëvendësuesit e mundshëm të Kovacit në stolin e Bayernit.
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është i pari që po lidhet me këtë punë dhe nëse vazhdohet me këto rezultate negative, shpejt mund të shohin në krye të skuadrës gjermane.
Përveç Wengerit, drejtori i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ka në mendje edhe një trajner tjetër francez, Zidane Zidanen.
Rumennigge mund të zgjedh njërin nga këta dy trajnerët e lirë për të marrë drejtimin e skuadrës, pasi edhe disa lojtarë si Joames Rodriguez dhe Mats Hummels kanë dal kundër trajnerit Kovac. /Telegrafi/