Ish futbollisti i Bayern Munich dhe Juventus, Robert Kovac, ka shpëtuar nga grabitja një pensionist të vjetër.
Atij u tentua t’i vidhen 40 euro,kur Kovac kishte dalë ta shëtiste qenin dhe kishte qëlluar dëshmitarë i një grabitje.
Ish-lojtari i kombëtares kroate e pa rastin dhe e kapi agresorin duke e shtrirë në tokë dhe duke pritur autoritet që ta arrestojnë.
Ai është aktualisht asistent i vëllait të tij Nikos te Eintracht Frankfurt.
Kovac ndihmoi një 72 vjeçar që ishte në një moment jo të mirë.
“Inkurajimi qytetar është gjithmonë i rëndësishëm, por nuk e di se a do ta bëjë këtë një herë tjetër”.
“Varet nga situata, por jam i lumtur që kreva punë”, ka thënë Kovac për Bild. /Telegrafi/