Site icon Telegrafi

Kovac: Jam i lumtur me zhvillimin e Meritan Shabanit

Maritan Shabani është ndër lojtarët e rinj shqiptarë që luajnë në ligën elitare së Bundesligës.

Mesfushori shqiptar është pjesë e skuadrës më të madhe gjermane të Bayhern Munichut.

Rreth cilësisë së lojtarit ka folur së fundi edhe trajneri i ekipit, kroati Niko Kovac, i cili ka lavdëruar lojtarin.

“Hasan Salihamixhiq merret me transferimet, por Meritani është duke u zhvilluar mirë. Jam i lumtur. Ai ka luajtur shumë ndeshje për ekipin e të rinjve”, ka thënë Kovac për “welt.de”.

Javën e kaluar është raportuar prej medieve holandeze se për shërbimet e 19-vjeçarit është interesuar skuadra e madhe e Ajaxit.

Lexo po ashtu Ajax tenton transferimin e Meritan Shabanit

Theksojmë se futbollisti këtë edicion për ekipin e parë të gjigantit gjerman ka luajtur dy ndeshje, një në Bundesligë dhe një në Kupën gjermane.

Ndryshe, ai ka kontratë të vlefshme me bavarezët deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version