Telegrafi

Kovac flet për zënkën mes Lewandowskit dhe Comanit: Po ka pasur sherr, por jemi ulur dhe kemi biseduar

Foto ilustrim: Bild

Gjatë stërvitjes së djeshme të Bayern Munich, dyshja Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman u kapën me fjalë me njëri-tjetrin, që pastaj eskaloi në grushte.

Grushtet vërshuan drejt njëri-tjetrit, dhe gjysma e skuadra është dashur të futen në mes për t’i ndarë.

Sipas gjermanes “Bild”, ka qenë sulmuesi polak, ai që e ka nisur zënkën, duke e cilësuar francezin si egoist.

Robert Lewandowski e Kingsley Coman. (Photo by Suhaimi Abdullah/Getty Images for ICC)

Robert Kovac ka folur për ngjarjen e ndodhur, duke thënë se dyshja janë marrë vesh dhe kanë kërkuar ndjesë, duke e mbyllur këtë çështje.

“Po, dje ka patur një sherr midis dy sulmuesve. Më pas u ulëm të tre bashkë dhe biseduam qetësisht”.

“Ata kërkuan ndjesë për sjelljen e tyre dhe situata u zgjidh. Kjo çështje është mbyllur”, ka thënë trajner kroat. /Telegrafi/