Niko Kovacit është duke iu lëkundur ulësja në stolin e Bayern Munichut.
Trajneri kroat është duke u kritikuar shumë, pasi Bayerni i tij nuk ka qenë bindës këtë edicion.
Bayerni pësoi para tifozëve të vet nga Hoffenheim si dhe barazoi në udhëtim te Augsburgu, ku në të dyja takimet kishin epërsinë.
Gjithashtu bavarezët mezi kaluan në raundin tjetër të Kupës së Gjermanisë¸ku përballë kishin ekipin nga Bundesliga 2, Bochum.
Loja e dobët nuk po i pëlqen tifozëve, por as krerëve të klubit që po shikojnë mundësinë ta shkarkojnë kroatin.
Bayerni ka tre alternativa për ta zëvendësuar Kovacin, derisa emri më i pëlqyer mbetet ai i Erik Ten Hag, aktualisht trajneri i Ajaxit.
Në garë mbetet edhe Jose Mourinho ku me të Bayerni synojnë ta rikthejnë Ligën e Kampionëve në Munich, trofe që mungon që gjashtë vite.
Ndërkohë emri i tretë është ai i gjermanit Ralf Rangick që më parë ka drejtuar skuadra si RB Leipzig, Hoffenheim, Hannover e Schalke 04.
Gjithsesi Kovac do të mbetet trajner i Bayernit së paku deri në ndeshjen ndaj Dortmundit, por me kusht që t’i fitojë takimet para derbit të madh gjerman. /Telegrafi/