Tre ditë pas fitores kundër Realit (3:1) në stadiumin NRG në Houston, Bayern luan kundër Milanit një ndeshje miqësore në Parkun e Fëmijëve të Mercy në Kansas City.
Trajneri i ekipit gjerman, Niko Kovac ka folur para ndeshjes edhe për Jerome Boateng, i cili pritej që të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Kroati ka pohuar se qendër mbrojtësi ka gjasa të mëdha të mbetet te kampioni i Bundesligës.
“We are very satisfied with the current state of our preparation. We’re looking forward to the match against Milan. The stadium is similar to LA, so we expect a great atmosphere.” – Niko Kovac. #AudiFCBTour #ICC2019 pic.twitter.com/xmx4MRqixN
— 🇺🇸 FC Bayern US 🇨🇦 (@FCBayernUS) July 22, 2019
“Ai me siguri do të qëndrojë me ne. Ai ka mundësi të luajë si të gjithë lojtarët e tjerë të ekipit. Unë punoj shumë he jam i kënaqur me përpjekjet e tij”, përfundoi strategu.
Gjiganti gjerman dhe italian dikur kanë udhëhequr betejat historike në Ligën e Kampionëve gjersa ky do të jetë ballafaqimi i parë pas një kohe të gjatë mes tyre.
Ndryshe, takimi mes këtyre dyja skuadrave të mëdha të futbollit do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në ora 03:00, sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/