Kalidou Koulibaly do të largohet nga Napoli këtë verë dhe për të në garë janë Manchester United, Manchester City dhe Paris Saint-Germain.
Koulibaly ka qenë te Napoli që nga viti 2014 dhe Aurelio De Laurentiis i ka rezistuar disa ofertave të mëdha për mbrojtësin ndër vite.
Sidoqoftë, La Repubblica shkruan se De Laurentiis do të heqë dorë përfundimisht në fund të sezonit, me kusht që do të marrë një ofertë të përshtatshme.
Presidenti dikur mburrej me refuzimin e ofertave rreth 100 milionë euro për mbrojtësin, por pandemia e coronavirusit ka ndryshuar situatën.
La Repubblica shkruan se për 28-vjeçari në garë janë United, City dhe PSG, me “Djajtë e Kuq” që aktualisht janë në krye të garës. /Telegrafi/