Telegrafi

Koulibaly për të ardhmen: Tashmë e kam marrë vendimin

Kalidou Koulibaly ka bëtë të ditur se ai dëshiron të pensionohet te Napoli, mirëpo kjo gjë nuk është në duart e tij.

Mbrojtësi senegalez po kërkohet nga disa klube të Ligës Premier dhe Paris Saint-Germain, derisa skuadra italiane po kërkon mbi 100 milionë euro.

Sidoqoftë, Koulibaly e ka bërë të qartë se ai dëshiron të qëndrojë te Napoli deri në fund të karrierës.

“Familja ime është e lumtur këtu, dhe kjo më bën mua të lumtur”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.

“Nuk më pëlqen të jem një lojtar i 100 milionë eurove. Sa vlejë unë është punë e drejtorëve të skuadrës, jo për mua”.

“E vetmja gjë që jam i fokusuar dhe më intereson është që të jap 100% në fushë dhe unë asnjëherë nuk kam menduar për afatin e transferimeve”.

“Do të shohim se çfarë vendosë presidenti i klubit dhe më pas do të jetë e qartë për të gjithë, por unë nuk e dua largimin”, ka shtuar më tej Kolibaly.

Mbrojtësi me gjasë pritet të largohet nga Napoli për një shumë rreth 100 milionë euro, shkaku që Napoli nuk është një klub që është stabil me financa. /Telegrafi/