Telegrafi

Koulibaly: Napoli do ta fitoj Scudetton

Kalidou Koulibaly (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Kalidou Koulibaly ka këmbëngulur që Napoli më në fund do t’i japë fund pritjes së tyre për Scudetto këtë sezon.

Mbrojtësi senegalez shënoi autogol në minutat shtesë duke ia dhuruar fitoren 4-3 Juventusit para pushimit ndërkombëtar.

Por, Koulibaly bëri të qartë që skuadra e tij e ka kaluar zhgënjimin dhe është gati për luftën për titull.

Lexo po ashtu Insigne: Napoli synon titullin, Juventusi dhe Interi janë të fortë

“Kush do ta fitojë Scudetto? Napoli. Dhe ju mund ta shkruani këtë”, ka thënë fillimisht Koulibaly për Corriere dello Sport.

Koulibaly gjatë një dueli me Cristiano Ronaldon (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Ne e besojmë këtë, humbja në Torino nuk la asnjë gjurmë”.

“Sezoni gjithashtu sapo ka filluar”, përfundoi mbrojtësi i Napolit. /Telegrafi/