Telegrafi

Koulibaly e pranon: Transferimi te Chelsea në rrugën e duhur

Kalidou Koulibaly e pranon se transferimi i tij në Chelsea është ‘në rrugën e duhur’, duke konfirmuar largimin nga Napoli. 

Reprezentuesi senegalez është afër përfundimit të një transferimi prej 40 milionë eurove në Stamford Bridge këtë verë, me Chelsean që kanë rënë dakord për tarifën dhe kushtet personale.

Koulibaly ka thyer heshtjen me një koment për gazetarin francez Romain Collet-Gaudin.

“Mund ta konfirmoj më vonë, por është në rrugën e duhur”, ishte përgjigja e tij ndaj një pyetjeje të drejtpërdrejtë në lidhje me bisedimet me Chelseat.

Koulibaly sot ka mbërritur në kampin stërvitor parasezonal të Napolit, por ai duket se do të largohet shpejt.

Tifozët e Napolit tashmë janë të zemëruar me presidentin Aurelio De Laurentiis që ka lënë Lorenzo Insignen dhe Dries Mertensin të largohen si lojtar të lirë, tani edhe Koulibaly mund të largohet pasi refuzoi uljen e pagës për të zgjatur kontratën që zgjat deri në qershor 2023. /Telegrafi/