Lewis Hamilton do ta nis sezonin këtë fundjavë për ta ndjekur titullin e pestë personal, me një motor me 1.000 kuaj-fuqi dhe 127 milionë euro marrëveshje sponsorizimi.
33-vjeçari që është në sezonin e tij të 12-të në këtë sport, është nisur drejt ndjekjeve të sukseseve dhe rekordeve të Michael Schumacher.
Hamilton e fillon si favorit edhe këtë kampionat.
‘Shigjetat e argjendta’ siç njihet Mercedes, ka fituar çdo kampionat, të shoferëve dhe konstruktorëve që nga viti 2014.
Hamilton që do ta nis në Australi të dielën, ka në kostum logot e 12 sponsorëve që rritën shifrën e 127 milionë eurove për vitin 2018.
Për ta bërë një krahasim me Manchester Cityn, klubi që është afër titullit, ka sponsor në fanellë 95 milionë funte për sezonin e ardhshëm, ku ka marrëveshje me Puman, Etihadin dhe Nexen.
Kompania malajziane e naftës dhe gazit, Petronas është sponsori kryesor i Mercedes me pagë prej 50 milionë funte në vit.
Prodhuesi i veshjeve sportive Puma paguan përafërsisht 2 milion funte në vit për ta pasur aty logon e tyre.
Ndërkohë, gjiganti Bose, markë e veshjeve Tommy Hilfiger, prodhuesi i pije Monster Energy, UBS (financa), Qualcomm (teknologjia ëireless), Epson (printimi dhe komunikimet), IËC Schaffhausen (orët zvicerane) dhe Wihuri (produktet e paketimit) – po ashtu janë sponsor.
Tibco paguan shumën më të vogël – afërsisht një milion funte – për të cilën kanë marr një vend në bërrylin e Hamiltonit.
Hamilton gjithashtu ka kontrata personale me disa nga kompanitë – duke përfshirë Tommy Hilfiger, Puma, Bose dhe Monster Energy – ku shton rreth 10 milionë funte tek të ardhurat vjetore të tij.
Britaniku pritet të nënshkruajë një kontratë të re trevjeçare në vlerë 120 milionë funte me Mercedesin në javët e ardhshme.
Marrëveshja aktuale e Hamilton skadon në fund të vitit. /Telegrafi/