Kombëtarja e Suedisë në kategorinë e femrave e ka mposhtur atë të Gjermanisë për të kaluar kështu në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Ishin gjermanet ato të parat që kaluan në epërsi, pasi në minutën e 16-të, Lina Magul shënoi për 1-0.
Por, nuk vonoi shumë, suedezet e barazuan rezultatin (1-1) me golin e shënuar nga Sofia Jakonsson (22’), me kaq përfundoi pjesa e parë.
https://www.youtube.com/watch?v=NjCoycxO9CA
Pjesa e dytë filloi më mirë për kombëtaren e Suedisë, pasi në minutën e 48-të, Stina Blacksenius e përmbysi rezultatin për 2-1, për të kaluar kështu në gjysmëfinale.
Kosovare Asllani në këtë përballje luajti për 90 minuta, ndërsa deri më tani ka arritur të kontribuojë me dy gola për suedezet në këtë kampionat. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ViCBz1yTHsU
https://www.youtube.com/watch?v=dG_gngGUW1o