Anglia dhe Suedia janë duke dhuruar spektakël për vendin e tretë në Kupën e Botës në kategorinë e femrave.
Ende nuk ka përfunduar pjesa e parë dhe në përballje janë shënuar tri gola.
Golin e parë të ndeshjes e ka shënuar Kosovare Asllani, që realizoi në minutën e 11-të, për t’i dhënë kështu epërsinë Suedisë.
Sofia Jakobsson (22’) shënoi për 2-0 për suedezet, mirëpo përfaqësueset e ‘Tre Luanëve’ u këndellën shpejtë.
Francesca Kirby shënoi në minutën e 31’-të, për ta ngushtuar kështu rezultatin në 2-1. Siç duket në këtë përballje do të ketë shumë gola, mirëpo ne shpresojmë që Kosovare Asllani të triumfojë në fund. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KnGAoMo265E